Bëhu pjesë e komunitetit tonë
Pse FSHSK?
Bashkohuni me ne dhe bëhuni pjesë e një ekipi të pasionuar që ndan një dashuri të përbashkët për sportin e shenjëtarisë. Në FSHSK, nuk i zhvillojmë vetëm aftësitë tuaja sportive, por krijojmë një komunitet ku gjeni miq të rinj dhe sfida emocionuese. Përjetojeni ndjesinë e garave kombëtare dhe ndërkombëtare dhe bëhuni një pjesë e historisë së suksesit të sportit të shenjëtarisë në Kosovë. Ju jeni gati për këtë sfidë? Bashkohuni me ne sot dhe fillojeni rrugëtimin tuaj drejt shkëlqimit në arena kombëtare dhe ndërkombëtare.
Pse NE?
Sepse me ne mundësia për të qenë sportist oplimpik dhe kampion bote është një hap më pranë jush.
Benefitet e anëtarësimit
Anëtarësia në FSHSK është udhëtimi juaj drejt shkëlqimit sportiv. Përmes ekipit tonë, ju merrni biletën tuaj drejt një aventure të jashtëzakonshme.
- Trajnime cilësore për zhvillimin e aftësive sportive
- Këshillat dhe mbështetja e një stafi me përvojë
- Mundësi të pjesëmarrjes në kampionate kombëtare dhe ndërkombëtare
- Ndihma financiare për sportistët e talentuar
- Bashkëveprimi me një komunitet të pasionuar për sportin e shenjëtarisë