Shpërndaje:

U mbajt gara KUPA “PAVARËSIA 18”

Gara KUPA “PAVARËSIA 18”

Garë tradicionale në nder të Ditës së Pavarësisë së Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës, u organizua me sukses gara tradicionale “Kupa Pavarësia-18”, një ngjarje tashmë e përhershme në kalendarin sportiv të qitjes.

Kjo garë mbahet çdo vit në nder të Pavarësisë së Kosovës, duke bashkuar sportistë dhe federata mike në frymën e bashkëpunimit, respektit dhe miqësisë sportive.

Në këtë edicion morën pjesë:

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës

Federata Shqiptare e Qitjes

Federata e Qitjes e Maqedonisë së Veriut

Rezultatet sipas kategorive – Standarde

PISTOLETË STANDARDE – FEMRA

🥇 Manjolla Konini (ALB) – 553 pikë

🥈 Aida Mustafai (ALB) – 538 pikë

🥉 Doela Celaj (ALB) – 535 pikë

PISTOLETË STANDARDE – MESHKUJ

🥇 Nexhat Sahiti (KOS) – 570 pikë

🥈 Henri Rrufa (ALB) – 531 pikë

🥉 Sabri Krasniqi (KOS)– 527 pikë

PUSHKË STANDARDE – FEMRA

🥇 Anastasija Mojsovska (MKD) – 616.5 pikë

🥈 Dhurata Ibrahimi (KOS) – 608.5 pikë

🥉 Urata Rama-Gagica (KOS) – 596.9 pikë

PUSHKË STANDARDE – MESHKUJ

🥇 Martin Angeleski (MKD) – 619.8 pikë

🥈 Nikolla Blazevski (MKD) – 614.5 pikë

🥉 Drilon Ibrahimi (KOS) – 612.3 pikë

Të pranishmit i përshëndetën me nga një fjalë rasti:

• Kryetari i Federatës sé Shenjëtarisé së Kosovés, z. Gezim Hazrolli

• Presidenti i Federatës Shqiptare të Qitjes, z. Stefan Rrufa

• Përfaqësuesi i Federatës së Qitjes së Maqedonisë së Veriut, z. Jane Dzingov

Në fjalimet e tyre u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet federatave, avancimi i sportit të qitjes dhe forcimi i marrëdhënieve sportive ndërmjet vendeve tona.

Kupa e Pavarësisë në këtë edicion iu nda Ekipit Shqiptar, si rezultat i paraqitjes së shkëlqyer dhe suksesit ekipor.

Gjatë ceremonisë përmbyllëse u ndanë gjithashtu certifikata mirënjohjeje dhe shpërblime për garuesit më të mirë, duke vlerësuar përkushtimin, profesionalizmin dhe rezultatet e arritura në këtë garë tradicionale.

“Kupa Pavarësia 18” vazhdon të mbetet simbol i unitetit sportiv dhe respektit ndërmjet federatave tona, duke dëshmuar se sporti është ura më e fortë e bashkëpunimit dhe miqësisë.

Urime të gjithë pjesëmarrësve dhe fituesve!

Shpërndaje

Scroll to Top