Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës (FSHSK), Prishtinë, Tetor 2025
Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës njofton opinionin sportiv dhe publikun e gjerë se përfaqësuesit e saj — Kryetari, z. Gëzim Hazrolli, dhe Nënkryetari, z. Agron Jusufi — po marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme dhe Zgjedhore të Federatës Ndërkombëtare të Shenjtarisë Sportive, që po mbahet në Jerevan, Armeni.
Në kuadër të kësaj asambleje, përfaqësuesit e Federatës së Shenjtarisë Sportive të Kosovës po zhvillojnë takime dypalëshe me federata anëtare të vendeve të ndryshme, me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe forcimit të pozitës së sportit të shenjtarisë kosovare në arenën ndërkombëtare.
Një ndër pikat kryesore të diskutimeve është përfshirja aktive e Federatës së Shenjtarisë Sportive të Kosovës në përgatitjet për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, ku pritet që sporti i shenjtarisë të zërë një vend të rëndësishëm në programin sportiv të këtij eventi të madh.
Kjo ngjarje, e cila do të mbahet për herë të parë në historinë e Kosovës, përbën një moment historik dhe mundësi të artë për promovimin ndërkombëtar të sportit kosovar, si dhe për forcimin e imazhit të vendit si organizator i denjë i ngjarjeve të mëdha sportive.
Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës mbetet plotësisht e përkushtuar në ngritjen e standardeve të këtij sporti, zhvillimin e kuadrove të rinj, si dhe në ndërtimin e urave të bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë, për të siguruar përfaqësim dinjitoz të sportit kosovar në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030” dhe në të gjitha evenimentet e ardhshme ndërkombëtare.
Prishtinë, tetor 2025
Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës (FSHSK)


