Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës, me mbështetjen e TEB Bank, ka filluar Kampin për Zhvillimin dhe Përgatitjen e Talenteve të Rinj për Gara Ndërkombëtare, një program që synon identifikimin, zhvillimin dhe përgatitjen e gjeneratës së re të sportistëve që do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Sportistët pjesëmarrës:
Dielli Avdiu – Pushkë Standarde 10 m
Leon Sopjani – Pushkë Standarde 10 m
Odiar Azemi – Pistoletë Standarde 10 m
Feroza Ismajli – Pushkë Serike 10 m
Flodina Ismajli – Pushkë Serike 10 m
Orik Feka – Pistoletë Standarde 10 m
Trajner: Gëzim Hazrolli
Gjatë kampit, sportistët do të ndjekin një program intensiv stërvitor sipas standardeve të International Shooting Sport Federation (ISSF), duke punuar në përmirësimin e teknikës, përgatitjes fizike dhe psikologjike, disiplinës sportive dhe simulimit të garave zyrtare.
Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës shpreh mirënjohjen e saj për TEB Bank për mbështetjen dhe investimin në zhvillimin e talenteve të rinj dhe të ardhmen e sportit të shenjtarisë në Kosovë.















