Për nder të sportistit të klubit “Zenel Hajdini”, Shaip Zeneli, Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës organizoi garën tradicionale “Kupa Shaip Zeneli 2026”, e cila u mbajt më 21 mars 2026 në Poligonin e Shenjtarisë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.
Kjo garë tradicionale organizohet çdo vit në kujtim dhe nderim të kontributit dhe figurës së sportistit Shaip Zeneli, duke ruajtur dhe promovuar vlerat sportive, garën e ndershme dhe zhvillimin e sportit të shenjëtarisë në Kosovë.
Me këtë rast, Kryetari i Federatës së Shenjtarisë Sportive të Kosovës, z. Gëzim Hazrolli, mbajti një fjalë rasti, ku theksoi rëndësinë e organizimit të kësaj gare tradicionale, duke vlerësuar kontributin e sportistit Shaip Zeneli dhe rolin që kjo garë ka në zhvillimin dhe afirmimin e talenteve të rinj në sportin e shenjëtarisë. Ai gjithashtu theksoi se gara të tilla forcojnë frymën sportive, bashkëpunimin ndërmjet klubeve dhe vazhdimësinë e traditës në këtë sport.
Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë nga klubet e ndryshme të Kosovës, të cilët garuan në disiplinat:
• Pushkë Serike
• Pistoletë Standarde
• Pushkë Standarde
Garat u zhvilluan në një atmosferë sportive dhe konkurruese, ku sportistët treguan përgatitje të lartë dhe rezultate cilësore.
Në përfundim të garës, u shpallën fituesit në kategoritë përkatëse, ndërsa për më të mirët u ndanë:
• Mirënjohje
• Diploma
• Shpërblime për vendet e para, të dyta dhe të treta
REZULTATET ZYRTARE
Kategoria Pushkë Serike
Pioner Femra
• Vendi II: Flodina Ismajli (Hajvalia) – 110 pikë
• Vendi III: Feroza Ismajli (Hajvalia) – 85 pikë
Junior & Senior Femra
• Vendi I: Mihane Kosumi (Dardania) – 151 pikë
• Vendi II: Majlinda Avdullahu (Dardania) – 133 pikë
• Vendi III: Medina Ajdini (Dardania) – 114 pikë
Junior (Meshkuj)
• Vendi I: Lekë Nela (Zenel Hajdini) – 142 pikë
• Vendi II: Leondrit Ademi (Trigger) – 118 pikë
• Vendi III: Enton Mazhiqi (Hajvalia) – 79 pikë
Senior (Meshkuj)
• Vendi I: Besim Paçarizi (Policia e Kosovës) – 146 pikë
• Vendi II: Habib Ademi (Trigger) – 144 pikë
• Vendi III: Zijadin Bunjaku (Zenel Hajdini) – 142 pikë
Kategoria Standarde
Pushkë Standarde Pioner (Meshkuj)
• Vendi I: Dielli Avdiu (Katana) – 553.3 pikë
• Vendi II: Leon Sopjani (Katana) – 531.8 pikë
• Vendi III: Ogren Azemi (Katana) – 394.7 pikë
Pistoletë Standarde Senior (Meshkuj)
• Vendi I: Nexhat Sahiti (Katana) – 577 pikë
• Vendi II: Haki Rraci (Katana) – 535 pikë
• Vendi III: Safet Vehapi (Polici) – 528 pikë
Pushkë Standarde Femra Pioner + Senior)
• Vendi II: Urata Rama (Anamorava) – 608.70 pikë
• Vendi III: Dhurata Ibrahimi (Katana) – 603 pikë
Senior (Meshkuj)
• Vendi II: Drilon Ibrahimi (Polici) – 611.8 pikë
• Vendi III: Ndriçim Raci (Katana) – 603.7 pikë



















