Shpërndaje:

Kupa e Pavarësisë së Shqipërisë

26 nëntor 2023

Federata Shqiptare e Qitjes Sportive ka realizuar kete vit “Kupa e 16-te e Pavaresise” me pjesemarrjen e ekipeve nga Shqiperia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Presidenti i KOKSh, z. Fidel Ylli pershendeti sportistet duke i uruar festen e Pavaresise dhe suksese ne gare. Ekipet jane perfaqesuar me sportistet e tyre me te mire ne kategorite e garimit per senjor dhe te rinj. Moren pjese ne gare 24 sportiste qe garuan ne disiplinat pushke dhe pistolet me ajer per femra dhe meshkuj. Pjesemarrja sot ishte 12 femra dhe 12 meshkuj duke synuar promovimin e barazise gjinore dhe rritjen e numrit te femrave ne sport.

FShQS ne perfundim te eventit te Kupes se Pavaresise organizoi nje ceremoni per vleresimin e spirtisteve me te mire.Ishin prezent ne ceremoni Presidentet e Federatave te tre shteteve. Ne perfundim te gares kupen e meritoi Ekipi i Maqedonise se Veriut per rezultatet me te larta te arritura nga sportistet e ketij ekipi duke zene dy vende te para, ndersa dy sportistet e rinj me te mire ishin sportistet e Klubit Tirana dhe Flamurtari.

#gezuar111vjetfestenepavaresise

Shpërndaje

Scroll to Top