Shpërndaje:

KUPA E PAVARËSISË SË SHQIPËRISË 2026 – TIRANA MIKPRITI SPORTISTË NGA KATËR SHTETE

Tiranë, 21 nëntor 2026

Më 21 nëntor 2026, në Poligonin e Shenjëtarisë “Rexhep Rama” në Tiranë, u zhvillua gara ndërkombëtare “Kupa e Pavarësisë së Shqipërisë 2026”, me pjesëmarrjen e sportistëve nga 🇦🇱 Shqipëria, 🇽🇰 Kosova, 🇲🇪 Mali i Zi dhe 🇲🇰 Maqedonia e Veriut.

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës (FSHSK) u përfaqësua nga tetë sportistë në disiplinat me pushkë standarde dhe pistoletë standarde, duke arritur rezultate të mira dhe duke siguruar dy vende në podium.

🏆 SPORTISTËT E KOSOVËS NË PODIUM

🥇 Nexhat Sahiti – VENDI I PARË
🎯 Pistoletë standarde – 563,0 pikë

🥉 Drilon Ibrahimi – VENDI I TRETË
🎯 Pushkë standarde – 610,6 pikë

Të dy sportistët u nderuan me diploma nga Federata Shqiptare e Qitjes Sportive për rezultatet e arritura.

REZULTATET E TË GJITHË SPORTISTËVE TË KOSOVËS

🎯 Pushkë standarde

  • Dhurata Ibrahimi – 612,6 pikë
  • Drilon Ibrahimi – 610,6 pikë 🥉
  • Petrit Abdyli – 603,4 pikë
  • Ndriçim Raci – 603,4 pikë
  • Urata Rama-Gagica – 601,6 pikë

🎯 Pistoletë standarde

  • Nexhat Sahiti – 563,0 pikë 🥇
  • Haki Rraci – 536,0 pikë
  • Sabri Krasniqi – 510,0 pikë

Në kuadër të këtij aktiviteti, Federata Shqiptare e Qitjes Sportive, e udhëhequr nga Presidenti Stefan Rrufa, ndau një mirënjohje të veçantë për Presidentin e FSHSK-së, Gëzim Hazrolli, në shenjë vlerësimi për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve institucionale dhe bashkëpunimit ndërmjet federatave sportive.

Delegacioni i Kosovës u përfaqësua nga Presidenti Gëzim Hazrolli, Sekretari Baki Azemi dhe anëtari i Këshillit Drejtues Shpend Gagica.

FSHSK falënderon Federatën Shqiptare të Qitjes Sportive dhe Presidentin Stefan Rrufa për organizimin, mikpritjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm.

Përgëzojmë Nexhat Sahitin dhe Drilon Ibrahimin për vendet e fituara në podium, si dhe të gjithë sportistët e Kosovës për angazhimin dhe përfaqësimin dinjitoz!

Së bashku për zhvillimin dhe avancimin e shenjëtarisë sportive!

Shpërndaje

Scroll to Top