Sot, më 21 nëntor 2026, në Poligonin e Shenjëtarisë “Rexhep Rama” në Tiranë, po zhvillohet gara ndërkombëtare “Kupa e Pavarësisë së Shqipërisë”, me pjesëmarrjen e sportistëve nga katër shtete:
🇦🇱 Shqipëria
🇽🇰 Kosova
🇲🇪 Mali i Zi
🇲🇰 Maqedonia e Veriut
Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës (FSHSK) përfaqësohet në këtë aktivitet nga tetë sportistë, në disiplinat me pushkë standarde dhe pistoletë standarde.
🎯 Sportistët përfaqësues të Kosovës:
1. Nexhat Sahiti – Pistoletë standarde
2. Drilon Ibrahimi – Pushkë standarde
3. Urata Rama – Pushkë standarde
4. Dhurata Ibrahimi – Pushkë standarde
5. Ndriçim Raci – Pushkë standarde
6. Petrit Abdyli – Pushkë standarde
7. Haki Rraci – Pistoletë standarde
8. Sabri Krasniqi – Pistoletë standarde
Delegacioni i Kosovës përbëhet gjithashtu nga:
• Gëzim Hazrolli – President i FSHSK-së
• Baki Azemi – Sekretar i FSHSK-së
• Shpend Gagica – Anëtar i Këshillit Drejtues të FSHSK-së
Ky aktivitet sportiv është një mundësi e rëndësishme për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet federatave, shkëmbimin e përvojave dhe promovimin e sportit të shenjëtarisë në rajon.
FSHSK falënderon Federatën Shqiptare të Qitjes Sportive për organizimin dhe mikpritjen.
🇽🇰 Sortistëve tanë u dëshirojmë suksese dhe rezultate sa më të mira në përfaqësimin e Kosovës!
#FSHSK #KupaEPavarësisë2026 #Kosova #Shqipëria #ShootingSport #ShenjëtariaSportive #Tirana2026







