12 shtator 2026, Prishtinë
Federata e Shenjëtarisë së Kosovës, në kuadër të kalendarit të saj të garave për vitin 2026, organizoi garën tashmë tradicionale Kupa “Dita e Policisë së Kosovës”, e cila mbahet për nder dhe në kujtim të policëve të rënë në krye të detyrës.
Kryetari i Federatës, Gëzim Hazrolli, në fjalën e tij theksoi rëndësinë e kësaj gare, vazhdimin e traditës së saj, si dhe respektin dhe mirënjohjen për pjesëtarët e Policisë së Kosovës që kanë rënë në krye të detyrës.
Në emër të Policisë së Kosovës, të pranishmëve iu drejtua Togere Lavdije Raci, e cila përshëndeti organizimin e garës dhe të gjithë pjesëmarrësit.
Pas përfundimit të garës u arritën këto rezultate:
PUSHKË SERIKE
Pionier – Meshkuj
1. Anuar Rama – Dardania – Rrathë: 114
2. Hamëz Berisha – 16 Qershori – Rrathë: 101
3. Emir Shaqiri – Laffa HBM – Rrathë: 69
Pionier – Femra
2. Feroza Ismajli – Hajvalia – Rrathë: 152
3. Flodina Ismajli – Hajvalia – Rrathë: 117
Junior – Meshkuj
1. Haris Shaqiri – Laffa HBM – Rrathë: 97
2. Batiar Shaqiri – Laffa HBM – Rrathë: 92
3. Mustafa Shaqiri – Laffa HBM – Rrathë: 85
Senior – Meshkuj
1. Besim Paçarizi – Policia e Kosovës – Rrathë: 164
2. Jeton Hasani – Policia e Kosovës – Rrathë: 156
3. Zijadin Bunjaku – Zenel Hajdini – Rrathë: 154
Senior – Femra
1. Armela Lahu – Anamorava – Rrathë: 126
2. Mihane Kosumi – Dardania – Rrathë: 106
3. Dina Ibrahimi (Junior) – Dardania – Rrathë: 47
PUSHKË STANDARDE
Pionier – Meshkuj
2. Dielli Avdiu – Katana – Rrathë: 553.6
3. Leon Sopjani – Katana – Rrathë: 544.1
Senior – Femra
1. Dhurata Ibrahimi (Junior) – Katana – Rrathë: 606.7
2. Urata Rama – Anamorava – Rrathë: 603.10
3. Diellza Lluga – Dardania – Rrathë: 589
Senior – Meshkuj
1. Drilon Ibrahimi – Polici – Rrathë: 617
2. Petrit Abdyli – Zenel Hajdini – Rrathë: 614.3
3. Ndriçim Raci – Katana – Rrathë: 598.7
PISTOLETË STANDARDE
Senior – Meshkuj
1. Nexhat Sahiti – Katana – Rrathë: 564
2. Haki Rraci – Katana – Rrathë: 526
3. Safet Vehapi – Polici – Rrathë: 516
Në përfundim të garës u bë ndarja e shpërblimeve për sportistët më të mirë, sipas rezultateve të arritura në disiplinat dhe kategoritë përkatëse.
Federata e Shenjëtarisë së Kosovës falënderon Policinë e Kosovës, klubet, sportistët, gjyqtarët dhe të gjithë pjesëmarrësit për kontributin e tyre në organizimin dhe mbarëvajtjen e kësaj gare tradicionale.
Lavdi dhe respekt i përjetshëm për policët e rënë në krye të detyrës!


























