Shpërndaje:

Kupa “Besim Mala – MURRIZI” 2026

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës, në nderim të jetës dhe veprës së komandantit të njësisë speciale “Tigrat e Zi” të UÇK-së, organizoi dhe zhvilloi garën tradicionale me të njëjtin emër, Kupa “Besim Mala – MURRIZI” 2026.

Gara u zhvillua në një atmosferë sportive dhe mjaft konkurruese, ku garuesit nga klube të ndryshme treguan përgatitje të lartë dhe rezultate cilësore në të gjitha disiplinat.

Kryetari z. Gëzim Hazrolli foli për rëndësinë e kësaj gare dhe vlerat që ajo përfaqëson për sportin dhe komunitetin. Në përmbyllje të aktivitetit, u ndanë certifikata për garuesit më të suksesshëm.

PUSHKË SERIKE

🔹 Pionier – Meshkuj

Hamëz Berisha (16 Qershori) – Vendi i parë – 120 rrathë

Anuar Rama (Dardania) – Vendi i dytë – 113 rrathë

Ermir Shaqiri (Laffa HBM) – Vendi i tretë – 96 rrathë

🔹 Pionier – Femra

Flodina Ismajli (Hajvalia) – Vendi i dytë – 132 rrathë

Feroza Ismajli (Hajvalia) – Vendi i tretë – 130 rrathë

🔹 Junior – Meshkuj

Leondrit Ademi (Trigger) – Vendi i parë – 134 rrathë

Mustafa Shaqiri (Laffa HBM) – Vendi i dytë – 112 rrathë

Enton Mazhiqi (Hajvalia) – Vendi i tretë – 109 rrathë

🔹 Junior & Senior – Femra

Mihane Kosumi (Dardania) – Vendi i parë – 133 rrathë (Senior)

Majlinda Avdullahu (Dardania) – Vendi i dytë – 103 rrathë (Junior)

Armela Lahu (Anamorava) – Vendi i tretë – 92 rrathë (Junior)

🔹 Senior – Meshkuj

Zijadin Bunjaku (Zenel Hajdini) – Vendi i parë – 159 rrathë

Jeton Hasani (Policia e Kosovës) – Vendi i dytë – 153 rrathë

Kastriot Neziri (Policia e Kosovës) – Vendi i tretë – 136 rrathë

PUSHKË STANDARDE – PIONIER (Meshkuj)

Dielli Avdiu (Katana) – Vendi i dytë – 553.6 rrathë

Leon Sopjani (Katana) – Vendi i tretë – 518 rrathë

PUSHKË STANDARDE – FEMRA (Junior + Senior)

Urata Rama (Anamorava) – Vendi i parë – 601.8 rrathë

Dhurata Ibrahimi (Katana) – Vendi i dytë – 597.8 rrathë (Junior)

Diellza Lluga (Dardania) – Vendi i tretë – 589.7 rrathë

PISTOLETË STANDARDE – SENIOR (Meshkuj)

Nexhat Sahiti (Katana) – Vendi i parë – 570 rrathë

Safet Vehapi (Polici) – Vendi i dytë – 521 rrathë

Sabri Krasniqi (Dardania) – Vendi i tretë – 512 rrathë

PUSHKË STANDARDE – MESHKUJ (Senior)

Ndriçim Raci (Katana) – Vendi i parë – 615.9 rrathë

Drilon Ibrahimi (Polici) – Vendi i dytë – 615.4 rrathë

Petrit AbdylI (Zenel Hajdini) – Vendi i tretë – 608.1 rrathë

Urime të gjithë garuesve për rezultatet e arritura dhe falënderime për organizatorët dhe pjesëmarrësit!

Suksese në garat e radhës!

Shpërndaje

Scroll to Top