Shpërndaje:

GARA “KUPA ADEM JASHARI” 2024

Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, më 2 mars, Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës organizoi Garën “Kupa Adem Jashari” në shënim të përvjetorit të “Epopesë së UÇK-së”.

Në këtë ngjarje të rëndësishme sportive, sportistë nga vende të ndryshme si Prishtina, Vitia, Malisheva, dhe Obiliqi u mblodhën për të shfaqur aftësitë e tyre në shenjëtarinë sportive dhe për të përfaqësuar klubet e tyre.

Sportistët treguan performancë të shkëlqyer dhe arritën rezultate të jashtëzakonshme në disiplinat e tyre të specializuara.

Rezultatet që arritën shenjëtarët sportiv janë këto:

Kategoria Serike:

GrupiDisiplinaVendi EmriKlubi Rrathë
PIONERPushkë serike – Meshkuj1Dielli AvdiuK.SH. “Katana” 152
PIONERPushkë serike – Meshkuj2Erion MazrekuK.SH. “16. Qershori”     125
PIONERPushkë serike – Meshkuj3Albin SukaK.SH. “16. Qershori”     121
PIONERPushkë serike – Femra1Dhurata IbrahimiK.SH. “Katana”     156
PIONERPushkë serike – Femra2Zana DestaniK.SH “Katana”     142
PIONERPushkë serike – Femra3Arnisa AliqkajK.SH “Dardania”     110
JUNIORPushkë serike – meshkuj1Erion KryeziuK.SH “16. Qershori”     154
JUNIORPushkë serike – meshkuj2Bledion KrasniqiK.SH 16. Qershori     148
JUNIORPushkë serike – meshkuj3Leke NelaK.SH. Zenel Hajdini     137

Kategoria Standarde:

SENIORPushkë standarde – meshkuj1Petrit AbdyliK.SH Zenel Hajdini    610.5
SENIORPushkë standarde – meshkuj2Edonit TelakuK.SH 16. Qershori    579.3
SENIORPushkë standarde – meshkuj3Arbnor BerishaK.SH 16. Qershori    570.2
SENIORPushkë standarde – femra1Urata Rama GagicaK.SH Anamorava    597.1
SENIORPushkë standarde – femra2Diellza LlugaK.SH Dardania    583.4
SENIORPushkë standarde – femra3Mihane KosumiK.SH Dardania    428.2
SENIORPistoletë – Meshkuj1Haki RaciK.SH. “Katana”    519
SENIORPistoletë – Meshkuj2Sabri KrasniqiK.SH. “Dardania”    499
SENIORPistoletë – Meshkuj3Olt MatoshiK.SH. “Dardania”    392

Klubi më i suksesshëm u shpall K.SH. “Dardania” nga Prishtina.

Shpërndaje

Scroll to Top