Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës (FSHSK), në bashkëpunim me Klubin e Shenjëtarisë “Anamorava”, organizuan garën sportive “Kupa Jeton Ramaj”, e cila u mbajt në nder të shenjëtarit, trajnerit dhe themeluesit të Klubit “Anamorava”, të ndjerit Jeton Ramaj.
Në këtë garë morën pjesë sportistë nga klubet anëtare të Federatës, si dhe familjarë të të ndjerit Jeton Ramaj, duke përfshirë edhe vëllain e tij, z. Florim Ramaj.
Në fjalën e tij përshëndetëse, nënkryetari i FSHSK-së, z. Agron Jusufi, theksoi rëndësinë e organizimit të kësaj gare dhe shprehu falënderimet e tij për të gjithë sportistët dhe klubet pjesëmarrëse, duke u uruar atyre suksese në aktivitetet e ardhshme.
Fjalën e mori edhe z. Florim Ramaj, i cili shprehu kënaqësinë dhe emocionet e tij për organizimin e këtij eventi, duke falënderuar organet e Federatës për angazhimin dhe përkushtimin në nderim të kujtimit të të ndjerit Jeton Ramaj.
Në kuadër të ceremonisë, anëtarja e kryesisë së FSHSK-së dhe sportistja e Klubit “Anamorava” foli për rrugëtimin dhe zhvillimin e klubit, duke vënë në pah kontributin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të Jeton Ramajt për zhvillimin e sportit të shenjëtarisë në Kosovë.
Ndërkaq, z. Arsim Shaqiri, në cilësinë e mikut të Jeton Ramajt, përmendi bashkëpunimin e gjatë dhe aktivitetet e përbashkëta me të ndjerin që nga fillimet e themelimit të Federatës dhe Klubit.
Pas përfundimit të fjalimeve, u prezantuan rezultatet e garës, duke përgëzuar sportistët më të dalluar në secilën disiplinë dhe kategori.
Rezultatet e garës janë si më poshtë:
Disiplinë Serike
Disiplinë Pushkë Serike – Meshkuj; Kategoria: Pionier
Vendi i parë | Anuar Rama | K.SH. Dardania | 118 rrathë |
Vendi i dytë | Ogren Azemi | K.SH. Katana | 114 rrathë |
Vendi i tretë | Ermir Shaqiri | K.SH. Laffa HBM | 27 rrathë |
Disiplinë Pushkë Serike – Meshkuj; Kategoria: Junior
Vendi i dytë | Leondrit Ademi | K.SH. Trigger | 147 rrathë |
Vendi i tretë | Nobel Durguti | K.SH. Besim Mala-Murrizi | 145 rrathë |
Disiplinë Pushkë Serike – Femra; Kategoria: Pionier/Senior
Vendi i parë | Senior | Lavdije Raci | K.SH. Policia e Kosovës | 126 rrathë |
Vendi i dytë | Senior | Mihane Kosumi | K.SH. Dardania | 120 rrathë |
Vendi i tretë | Pionier | Majlinda Avdullahu | K.SH. Dardania | 111 rrathë |
Disiplinë Pushkë Serike – Meshkuj; Kategoria: Senior
Vendi i parë | Habib Ademi | K.SH. Trigger | 148 rrathë |
Vendi i dytë | Kastriot Neziri | K.SH. Policia e Kosovës | 146 rrathë |
Vendi i tretë | Artan Gashi | K.SH. Policia e Kosovës | 142 rrathë |
Disiplinë Standarde
Disiplinë Pushkë Standarde – Meshkuj; Kategoria: Pionier
Vendi i dytë | Dielli Avdiu | K.SH. Katana | 543.8 rrathë |
Vendi i tretë | Leon Sopjani | K.SH. Katana | 515.9 rrathë |
Disiplinë Pushkë Standarde – Meshkuj; Kategoria: Junior
Vendi i dytë | Valmir Gllareva | K.SH. Besim Mala-Murrizi | 557.9 rrathë |
Vendi i tretë | Yllnor Mala | K.SH. Besim Mala-Murrizi | 518.7 rrathë |
Disiplinë Pushkë Standarde – Femra; Kategoria: Pionier/Senior
Vendi i parë | Senior | Urata Rama | K.SH. Anamorava | 606.8 rrathë |
Vendi i dytë | Senior | Diellza Lluga | K.SH. Dardania | 604.8 rrathë |
Vendi i tretë | Pionier | Dhurata Ibrahimi | K.SH. Katana | 599.4 rrathë |
Disiplinë Pushkë Standarde – Meshkuj; Kategoria: Senior
Vendi i parë | Ndriçim Raci | K.SH. Katana | 610.3 rrathë |
Vendi i dytë | Petrit Abdyli | K.SH. Zenel Hajdini | 608.8 rrathë |
Vendi i tretë | Drilon Ibrahimi | K.SH. Polici | 608.4 rrathë |
Disiplinë Pistoletë Standarde – Femra; Kategoria: Senior
Vendi i dytë | Mirsade Kuliqi | K.SH. Policia e Kosovës | 487 rrathë |
Disiplinë Pistoletë Standarde – Meshkuj; Kategoria: Senior
Vendi i parë | Nexhat Sahiti | K.SH. Katana | 566 rrathë |
Vendi i dytë | Haki Rraci | K.SH. Zenel Hajdini | 535 rrathë |
Vendi i tretë | Safet Vehapi | K.SH. Polici | 519 rrathë |
Për motivacion dhe vlerësim të rezultateve të jashtëzakonshme dhe përkushtimit të treguar në moshën e re, në disiplinën Pistoletë standarde – Pionier, jashtë konkurrencës u vlerësua edhe sportisti i ri Odiar Azemi nga Klubi Katana, i cili u nderua me certifikatë për angazhimin dhe performancën e tij premtuese.
Federata e Shenjëtarisë së Kosovës shpreh falënderim të veçantë për të gjithë ata që kontribuan në mbarëvajtjen e garës:
Udhëheqësit e garës: Baki Azemi, Urata Rama-Gagica, Safet Fehapi
Komisioni i Gjyqtarëve: Fehmi Berisha, Arsim Shaqiri
Komisioni i Ankesave: Agron Jusufi, Shpend Gagica
Në fund të ngjarjes, në emër të Federatës dhe kryetarit z. Gëzim Hazrolli, u shprehën falënderime të veçanta për të gjithë të pranishmit dhe u uruan suksese të mëtejshme sportistëve.








