Komiteti Olimpik i Kosovës ndau sot rreth 15 mijë euro në muaj për bursistët olimpikë që janë pjesë e programit #RoadToLA28, ku përfshihen 32 sportistë nga 10 sporte të ndryshme.
Në mesin e tyre janë edhe sportistët tanë të shquar të shenjëtarisë:
🏅 Drilon Ibrahimi
🏅 Nexhat Sahiti
Ata sot kanë nënshkruar kontratat për bursat olimpike “Los Angeles 2028”, në një ceremoni të organizuar nga KOK-u, në prani të presidentit Ismet Krasniqi, përfaqësuesve të federatave dhe vetë sportistëve.
Përfaqësues i Federatës së Shenjtarisë Sportive të Kosovës në këtë ngjarje ishte Baki Azemi, i cili uroi sportistët për suksesin dhe falënderoi Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme ndaj sportistëve tanë.
KOK ka theksuar se kjo është mbështetja më e madhe e deritanishme për bursistët olimpikë, me një total prej rreth 15 mijë euro në muaj, të siguruara nga Solidariteti Olimpik i IOC-ut dhe nga të hyrat e KOK-ut.
💪 Urime Drilonit dhe Nexhatit — krenaria jonë në rrugëtimin drejt Lojërave Olimpike Los Angeles 2028!
TeamKosova #RoadToLA28 #BursatOlimpike #Shenjetaria #FederataEShenjetariseSportiveTeKosoves





