Shpërndaje:

Dita e tretë e garave në Kampionatin Botëror të Shenjëtarisë Sportive

19 gusht 2023

Sot ishte dita e trete e garave ne Kampionatit Boterore te Shenjetarise Sportive qe eshte duke u zhvilluar ne Baku-Azerbejxhan. Ne kete Kampionat po marrin pjese mbi 1290 garues nga 110 vende te Botes. Kosova eshte perfaqsuar nga 4 sportist ne dy disiplina dhe jane arritur keto rezultate:

– Nexhat Sahiti, psitolet 10m, rezultati: 570 rrathe, duke u renditur i 76 prej 124 garuesve pjesmarres,

– Drilon Ibrahimi, pushke 10m, rezultati: 617.4 rrathe duke u renditur i 99 prej 131 garuesve pjesmarres,

– Petrit Abdyli, pushke 10m, rezultati: 600.2 rrathe duke u renditur i 125 prej 131 garuesve pjesmarres dhe

-Ndricim Raci, pushke 10m, rezultati:

582.2 rrathe duke u renditur i 128 prej 131 garuesve pjesmarres.

Vlen te theksohet se garuesi Drilon Ibrahimi me rezultatin 617.4 rrathe, ka thyer rekord personal dhe Shtetrore.

Shpërndaje

Scroll to Top