Në kuadër të Kalendarit Zyrtar të Garave të Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës (FSHSK) për vitin 2026, më 17 tetor 2026, në Poligonin e Shenjëtarisë, në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë, u mbajt gara Kupa “Jeton Ramaj” 2026, në nderim dhe përkujtim të ish-sportistit dhe trajnerit të Klubit të Shenjëtarisë “Anamorava”, Jeton Ramaj.
Në këtë aktivitet sportiv dhe përkujtimor morën pjesë sportistë nga klubet e shenjëtarisë sportive të Kosovës, përfaqësues të Federatës, trajnerë, familjarë dhe mysafirë të ftuar.
Kryetari i Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës, Gëzim Hazrolli, përshëndeti të pranishmit dhe vlerësoi rëndësinë e organizimit të kësaj gare, si një formë e nderimit të figurës dhe kontributit të Jeton Ramajt në zhvillimin e shenjëtarisë sportive në Kosovë.
Në mesin e mysafirëve të nderuar ishte Ahmet Isufi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) në Zonën Operative të Karadakut dhe ish – Ministër i Punës dhe Mirëqenies Sociale, i cili mbajti një fjalim përshëndetës.
Po ashtu, një fjalë rasti mbajti edhe Florim Rama, vëllai i të ndjerit Jeton Ramaj.
Në këtë aktivitet sportiv dhe përkujtimor ishte e pranishme edhe Lumturie Pepa, trajnere e njohur e shenjëtarisë sportive nga Shqipëria, pjesëmarrja e së cilës i dha një vlerë të veçantë këtij aktiviteti dhe lidhjeve sportive ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë.
Gara u zhvillua në disiplinat e pushkës serike, pushkës standarde dhe pistoletës standarde, në kategoritë përkatëse të pionerëve, juniorëve dhe seniorëve.
REZULTATET E GARËS
PUSHKË SERIKE
Pionerë – Meshkuj
🥇 Vendi i parë – Hamëz Berisha, Klubi 16 Qershori – 157 rrathë
🥈 Vendi i dytë – Ermir Shaqiri, Klubi Laffa HBM – 106 rrathë
🥉 Vendi i tretë – Anuar Rama, Klubi Dardania – 102 rrathë
Pionere – Femra
🥈 Vendi i dytë – Feroza Ismajli, Klubi Hajvalia – 149 rrathë
🥉 Vendi i tretë – Flodina Ismajli, Klubi Hajvalia – 117 rrathë
Juniorë – Meshkuj
🥇 Vendi i parë – Haris Shaqiri, Klubi Laffa HBM – 89 rrathë
🥈 Vendi i dytë – Mustafa Shaqiri, Klubi Laffa HBM – 80 rrathë
🥉 Vendi i tretë – Bahtiar Shaqiri, Klubi Laffa HBM – 74 rrathë
Seniore – Femra
🥈 Vendi i dytë – Mihane Kosumi, Klubi Dardania – 142 rrathë
🥉 Vendi i tretë – Armela Lahu, Klubi Anamorava – 134 rrathë
Seniorë – Meshkuj
🥇 Vendi i parë – Zijadin Bunjaku, Klubi Zenel Hajdini – 167 rrathë
🥈 Vendi i dytë – Jeton Hasani, Policia e Kosovës – 160 rrathë
🥉 Vendi i tretë – Lekë Nela, Klubi Zenel Hajdini – 159 rrathë
🎯 PUSHKË STANDARDE
Pionerë – Meshkuj
🥈 Vendi i dytë – Dielli Avdiu, Klubi Katana – 568 rrathë
🥉 Vendi i tretë – Leon Sopjani, Klubi Katana – 526,7 rrathë
Juniore dhe Seniore – Femra (kategori e përbashkët)
🥈 Vendi i dytë – Dhurata Ibrahimi, Klubi Katana – 611,9 rrathë (Juniore)
🥉 Vendi i tretë – Urata Rama, Klubi Anamorava – 601,4 rrathë (Seniore)
🎯 PISTOLETË STANDARDE
Pionerë – Meshkuj
Odiar Azemi, Klubi Katana – 372 rrathë (pa konkurrencë)
Seniore – Femra
Mirsade Kuliqi, Policia e Kosovës – 505 rrathë (pa konkurrencë)
Seniorë – Meshkuj
🥇 Vendi i parë – Nexhat Sahiti, Klubi Katana – 566 rrathë
🥈 Vendi i dytë – Sabri Krasniqi, Klubi Dardania – 531 rrathë
🥉 Vendi i tretë – Haki Rraci, Klubi Katana – 525 rrathë
🎯 PUSHKË STANDARDE – SENIORË MESHKUJ
🥇 Vendi i parë – Ndriçim Raci, Klubi Katana – 613,4 rrathë
🥈 Vendi i dytë – Drilon Ibrahimi, Polici – 610,4 rrathë
🥉 Vendi i tretë – Petrit Abdyli, Klubi Zenel Hajdini – 607,2 rrathë
🏅 NDARJA E CERTIFIKATAVE DHE SHPËRBLIMEVE
Në përfundim të garës u organizua ceremonia e ndarjes së certifikatave dhe shpërblimeve për sportistët më të mirë, të cilët u dalluan me rezultatet e tyre në disiplinat dhe kategoritë përkatëse.
Përmes kësaj ceremonie u vlerësuan puna, përkushtimi dhe rezultatet e sportistëve, duke përmbyllur një aktivitet të rëndësishëm sportiv dhe përkujtimor kushtuar figurës së Jeton Ramajt.
Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës përgëzon të gjithë sportistët për pjesëmarrjen dhe rezultatet e arritura, si dhe falënderon klubet, trajnerët, referët dhe të gjithë të pranishmit për kontributin e tyre në mbarëvajtjen e garës.
Një falënderim i veçantë i drejtohet familjes Ramaj dhe Klubit të Shenjëtarisë “Anamorava”, si dhe sponsorëve për mbështetjen e këtij aktiviteti.
Kjo garë u mbajt në mbështetje nga Ministria për Rini dhe Sport dhe nga mbështetja edhe nga sponzorët e Federatës si:
🤝 Sponsor gjeneral: Katana Shooting Range
Sponsorë: TEB dhe PRISIG
Jeton Ramaj do të kujtohet me respekt dhe mirënjohje për kontributin e tij si sportist dhe trajner në shenjëtarinë sportive të Kosovës.
FEDERATA E SHENJËTARISË SPORTIVE E KOSOVËS – FSHSK
#FSHSK #KupaJetonRamaj2026 #JetonRamaj #ShenjëtariaSportive #Kosova #Prishtina




























