Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës (FSHSK) njofton klubet anëtare, sportistët dhe komunitetin e shenjëtarisë sportive se më 17 tetor 2026, në Prishtinë, do të organizohet gara Kupa “Jeton Ramaj” 2026.
Kjo garë organizohet në kuadër të Kalendarit Zyrtar të Garave të FSHSK-së për vitin 2026 dhe ka për qëllim zhvillimin dhe promovimin e shenjëtarisë sportive, nxitjen e frymës garuese dhe afirmimin e sportistëve në disiplinat dhe kategoritë përkatëse.
Në këtë aktivitet sportiv pritet të marrin pjesë sportistë nga klubet e shenjëtarisë sportive të Kosovës, të cilët do të garojnë në disiplinat dhe kategoritë e parapara.
Informacionet për garën:
- Gara: Kupa “Jeton Ramaj” 2026
- Data: 17 tetor 2026 (e shtunë)
- Ora e fillimit: 10:00
- Vendi: Poligoni i Shenjëtarisë, Pallati i Rinisë dhe Sportit, Prishtinë
FSHSK fton të gjitha klubet anëtare që të konfirmojnë pjesëmarrjen e sportistëve dhe të dorëzojnë formularët zyrtarë të paraqitjes, duke përcaktuar saktë disiplinën dhe kategorinë përkatëse të secilit garues.
Afati i fundit për paraqitjen e sportistëve është 14 tetor 2026, ora 14:00.
Organizimi dhe mbarëvajtja e garës do të realizohen nën mbikëqyrjen e Federatës së Shenjëtarisë Sportive të Kosovës.
Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës u uron të gjithë sportistëve përgatitje të suksesshme dhe rezultate sa më të mira në këtë aktivitet sportiv.
FEDERATA E SHENJËTARISË SPORTIVE E KOSOVËS – FSHSK