26 shtator 2026, Prishtinë
Federata e Shënjetarisë Sportive e Kosovës, në kuadër të kalendarit zyrtar të garave, organizoi Kampionatin e Kosovës 2026, ku sportistët nga klubet pjesëmarrëse garuan në disiplinat me pushkë serike, pushkë standarde dhe pistoletë standarde.
Pas përfundimit të garave, u arritën këto rezultate:
🎯 PUSHKË SERIKE – PIONIER FEMRA
Feroza Ismajli – Hajvalia – Vendi i dytë – 149 rrathë
Flodina Ismajli – Hajvalia – Vendi i tretë – 118 rrathë
🎯 PUSHKË SERIKE – PIONIER MESHKUJ
Hamëz Berisha – 16 Qershori – Vendi i dytë – 134 rrathë
Ermir Shaqiri – Laffa HBM – Vendi i tretë – 49 rrathë
🎯 PUSHKË SERIKE – JUNIOR/ Senior FEMRA
Melisa Vehapi – Dardania – Vendi i parë – 139 rrathë
Mihane Kosumi – Dardania – Vendi i dytë – 132 rrathë
Dina Ibrahimi – Dardania – Vendi i tretë – 57 rrathë
🎯 PUSHKË SERIKE – JUNIOR MESHKUJ
Mustafa Shaqiri – Laffa HBM – Vendi i parë – 111 rrathë
Haris Shaqiri – Laffa HBM – Vendi i dytë – 73 rrathë
Bahtiar Shaqiri – Laffa HBM – Vendi i tretë – 45 rrathë
🎯 PUSHKË SERIKE – SENIOR MESHKUJ
Zijadin Bunjaku – Zenel Hajdini – Vendi i parë – 170 rrathë
Lekë Nela – Zenel Hajdini – Vendi i dytë – 149 rrathë
Habib Ademi – Trigger – Vendi i tretë – 137 rrathë
🎯 PUSHKË STANDARDE – PIONIER MESHKUJ
Dielli Avdiu – Katana – Vendi i dytë – 531,3 rrathë
Leon Sopjani – Katana – Vendi i tretë – 514,1 rrathë
🎯 PISTOLETË STANDARDE – FEMRA
Mirsade Kuliqi – Policia e Kosovës – Vendi i dytë – 516 rrathë
Mrika Kllokoqi-Rama – Dardania – Vendi i tretë – 454 rrathë
🎯 PISTOLETË STANDARDE – MESHKUJ
Nexhat Sahiti – Katana – Vendi i parë – 561 rrathë
Haki Rraci – Katana – Vendi i dytë – 521 rrathë
Sabri Krasniqi – Dardania – Vendi i tretë – 519 rrathë
🎯 PUSHKË STANDARDE – FEMRA- Junior/ Senior
Dhurata Ibrahimi – Katana – Vendi i parë – 613,4 rrathë
Urata Rama – Anamorava – Vendi i dytë – 602,6 rrathë
Diellza Lluga – Dardania – Vendi i tretë – 602 rrathë
🎯 PUSHKË STANDARDE – MESHKUJ
Drilon Ibrahimi – Polici – Vendi i parë – 613,6 rrathë
Petrit Abdyli – Zenel Hajdini – Vendi i dytë – 613,4 rrathë
Ndriçim Rraci – Katana – Vendi i tretë – 606,5 rrathë
Pas përfundimit të garave dhe shpalljes së rezultateve, Kryetari i FShSK-së, z. Hazrolli, mbajti një fjalë rasti, ku foli për rëndësinë e Kampionatit të Kosovës, duke vlerësuar sportistët për pjesëmarrjen, angazhimin dhe rezultatet e arritura. Ai falënderoi gjithashtu klubet, trajnerët dhe të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e Kampionatit.
🏅 Në fund, për sportistët më të mirë u ndanë certifikata dhe shpërblime, në shenjë vlerësimi për rezultatet e arritura.
👏 Federata e Shënjetarisë Sportive e Kosovës uron të gjithë sportistët për rezultatet dhe i falënderon për pjesëmarrjen dhe paraqitjen e tyre në Kampionatin e Kosovës 2026.
🇽🇰🎯 Federata e Shënjetarisë Sportive e Kosovës – FShSK



























