Shpërndaje:

Nexhat Sahiti përfundon garën në vendin e 12-të në Taranto 2026

27 gusht 2026, Taranto

Shenjëtari ynë Nexhat Sahiti përfaqësoi Kosovën në disiplinën 10m Pistoletë Ajrore, në kuadër të Lojërave Mesdhetare Taranto 2026.

Sahiti e përfundoi garën në vendin e 12-të nga gjithsej 21 garues, duke grumbulluar 568 pikë. Rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për kualifikim në finale, ku avancuan tetë garuesit më të mirë.

Në të njëjtën disiplinë, dje Kosovën e përfaqësoi edhe Diellza Lluga, e cila gjithashtu përfundoi paraqitjen e saj pa arritur të sigurojë kualifikimin në finale.

Federata e Shenjëtarisë Sportive e Kosovës uron sportistët tanë për përfaqësimin dhe angazhimin në Taranto 2026.

Shpërndaje

Scroll to Top