Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës, me mbështetjen e Komitetit Olimpik të Kosovës, ka filluar Kampin Përgatitor për sportistët që do të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në Lojërat Mesdhetare – Taranto 2026.
Pjesëmarrës në kamp:
Nexhat Sahiti – Pistoletë 10 m Air Pistol
Djellza Lluga – Pushkë 10 m Air Rifle
Trajner: Gëzim Hazrolli
Gjatë kampit, sportistët do të zhvillojnë një program intensiv stërvitor që përfshin përgatitje teknike sipas standardeve të ISSF, përgatitje fizike dhe psikologjike, analiza të performancës, si dhe simulime të garave, me synimin për të arritur formën optimale para pjesëmarrjes në Lojërat Mesdhetare – Taranto 2026.
Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës i uron sportistëve dhe trajnerit punë të mbarë dhe suksese në përgatitje, me besimin se do ta përfaqësojnë Republikën e Kosovës me dinjitet në arenën ndërkombëtare.
Falënderojmë Komitetin Olimpik të Kosovës për mbështetjen e vazhdueshme në përgatitjen e sportistëve tanë.


