Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës, bazuar në Kalendarin e Garave për vitin 2026, organizoi dhe zhvilloi garën tradicionale “Kupa 16 Qershori”, në shënim të Ditës së Çlirimit dhe Ditës së Dëshmorëve të Komunës së Malishevës.
Në hapje të garës, Kryetari i FSHSK-së, z. Gëzim Hazrolli, foli për rëndësinë e kësaj date historike, duke theksuar se 16 Qershori përfaqëson një ditë krenarie, kujtese dhe respekti për sakrificën e dëshmorëve dhe të gjithë atyre që kontribuuan për lirinë e vendit. Ai theksoi se sporti, përveç dimensionit garues, ka edhe misionin e ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave kombëtare te brezat e rinj, prandaj organizimi i kësaj gare tashmë është bërë pjesë e rëndësishme e kalendarit të rregullt të FSHSK-së.
Rezultatet e arritura:
Në kategorinë e armëve serike:
PUSHKË SERIKE – MASHKULL – PIONIER
Vendi i Parë – Anuar Rama – K.SH “Dardania” me 123 rrathë
Vendi i Dytë – Ermir Shaqiri – K.SH “Laffa HBM” me 107 rrathë
Vendi i Tretë – Hamëz Berisha – K.SH “16 Qershori” me 101 rrathë
PUSHKË SERIKE – FEMËR – PIONIER
Vendi i Dytë – Feroza Ismajli – K.SH “Hajvalia” me 134 rrathë
Vendi i Tretë – Flodina Ismajli – K.SH “Hajvalia” me 121 rrathë
PUSHKË SERIKE – MASHKULL – JUNIOR
Vendi i Dytë – Leundrit Ademi – K.SH “Trigger” me 111 rrathë
Vendi i Tretë – Mustafa Shaqiri – K.SH “Laffa HBM” me 99 rrathë
PUSHKË SERIKE – FEMËR – JUNIOR/SENIOR
Vendi i Parë – Melisa Vehapi – K.SH “Trigger” me 150 rrathë
Vendi i Dytë – Mihane Kosumi – K.SH “Dardania” me 139 rrathë
Vendi i Tretë – Armela Lahu – K.SH “Anamorava” me 128 rrathë,
PUSHKË SERIKE – MASHKULL – SENIOR
Vendi i Parë – Jeton Hasani – K.SH “Policia e Kosovës” me 145 rrathë
Vendi i Dytë – Lekë Nela – K.SH “Zenel Hajdini” me 143 rrathë
Vendi i Tretë – Habib Ademi – K.SH “Trigger” me 141 rrathë
Hamdi Shaqiri – K.SH “Laffa HBM” me 116 rrathë
PISTOLETË STANDARDE – MASHKULL – SENIOR
Vendi i Parë – Nexhat Sahiti – K.SH “Katana” me 557 rrathë
Vendi i Dytë – Haki Rraci – K.SH “Katana” me 528 rrathë
Vendi i Tretë – Safet Vehapi – K.SH “Polici” me 518 rrathë
PUSHKË STANDARDE – FEMËR – SENIOR
Vendi i Dytë – Urata Rama – K.SH “Anamorava” me 604.90 rrathë
Vendi i Tretë – Diellza Lluga – K.SH “Dardania” me 582.6 rrathë
PUSHKË STANDARDE – MASHKULL – SENIOR
Vendi i Parë – Drilon Ibrahimi – K.SH “Polici” me 606.3 rrathë
Vendi i Dytë – Petrit Abdyli – K.SH “Zenel Hajdini” me 600.6 rrathë
Vendi i Tretë – Arbnor Berisha – K.SH “16 Qershori” me 546.7 rrathë
Në fund të garës, u ndanë certifikata dhe shpërblime për sportistët më të mirë në disiplinat dhe kategoritë përkatëse, duke vlerësuar angazhimin, përkushtimin dhe rezultatet e tyre sportive.


















