09.05.2026 – Rezultatet Zyrtare
Kupa “Feniks” u organizua në nderim dhe kujtim të aksionit të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës “Feniks”, një ndër aksionet e rëndësishme të vitit 1998, që simbolizon sakrificën, guximin dhe përkushtimin e luftëtarëve të lirisë në rrugën drejt çlirimit të Kosovës. Kjo datë mbetet një kujtesë e përhershme për heroizmin dhe qëndresën e luftëtarëve të UÇK-së.
Në hapje të garës, Kryetari i Federatës së Shenjtarisë Sportive të Kosovës, z. Gëzim Hazrolli, foli për rëndësinë historike të kësaj date dhe theksoi rëndësinë e organizimit të kësaj gare tradicionale si pjesë e kalendarit zyrtar të garave të FSHSK-së, e realizuar në bashkëorganizim me K.SH “Katana” nga Obiliqi.
Gjithashtu, Nënkryetari i FSHSK-së, z. Agron Jusufi, si pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në aksionin “Feniks”, ndau kujtime dhe foli për rëndësinë historike dhe kombëtare të këtij aksioni, duke vlerësuar ruajtjen e kujtesës historike përmes aktiviteteve sportive dhe edukative.
Çmimi “Feniks” nuk është vetëm një garë sportive apo një emër simbolik. Ai përfaqëson trashëgiminë, sakrificën dhe rilindjen e shpirtit të pamposhtur të popullit tonë. Emri “Feniks” lidhet drejtpërdrejt me aksionin e lavdishëm të UÇK-së të zhvilluar më 30 shtator 1998 në Junik, të emërtuar nga heroi Agim Ramadani – Katana, si simbol i rilindjes së luftës çlirimtare përballë propagandës dhe përpjekjeve për ta shuar atë.
Feniksi simbolizon ringritjen, qëndresën dhe vendosmërinë e një populli që nuk dorëzohet kurrë. Aksioni “Feniks” ishte triumfi i jetës mbi errësirën, i dinjitetit mbi pushtimin dhe i të ardhmes mbi shfarosjen. Sot, këto vlera vazhdojnë të jetojnë përmes brezit të ri të sportistëve tanë.
Motoja e Federatës “Një sy, një shënjestër, një cak” përmbledh qartë frymën e suksesit: besimin, fokusin, përgjegjësinë dhe bashkëveprimin ekipor. Çdo medalje dhe çmim i fituar sot nuk përfaqëson vetëm sukses sportiv, por edhe përgjegjësinë për të ruajtur dhe përcjellë më tej vlerat që kanë lindur nga sakrifica e brezit të luftës.
Sepse suksesi ka kuptim vetëm kur ndahet me të tjerët dhe kur shërben për ta bërë më të fortë ekipin, shoqërinë dhe vendin tonë.
Pas përfundimit të garës, u ndanë certifikata dhe shpërblime për sportistët më të dalluar në disiplinat dhe kategoritë përkatëse.
PUSHKË SERIKE – MASHKULL – PIONIER
Vendi i Parë – Hamëz Berisha – K.SH “16 Qershori” me 137 rrathë
Vendi i Dytë – Anuar Rama – K.SH “Dardania” me 127 rrathë
Vendi i Tretë – Batiar Shaqiri – K.SH “Laffa HBM” me 83 rrathë
PUSHKË SERIKE – MASHKULL – JUNIOR
Vendi i Dytë – Leundrit Ademi – K.SH “Trigger” me 117 rrathë
Vendi i Tretë – Mustafa Shaqiri – K.SH “Laffa HBM” me 112 rrathë
PUSHKË SERIKE – MASHKULL – SENIOR
Vendi i Parë – Lekë Nela – K.SH “Zenel Hajdini” me 163 rrathë
Vendi i Dytë – Jeton Hasani – K.SH “Policia e Kosovës” me 148 rrathë
Vendi i Tretë – Zijadin Bunjaku – K.SH “Zenel Hajdini” me 146 rrathë
PUSHKË SERIKE – FEMËR – PIONIER
Vendi i Dytë – Feroza Ismajli – K.SH “Hajvalia” me 129 rrathë
Vendi i Tretë – Flodina Ismajli – K.SH “Hajvalia” me 99 rrathë
PUSHKË SERIKE – FEMËR – JUNIOR- SENIOR
Vendi i Parë – Mihane Kosumi – K.SH “Dardania” me 139 rrathë
Vendi i Dytë – Melisa Vehapi – K.SH “Trigger” me 130 rrathë
Vendi i Tretë – Armela Lahu – K.SH “Anamorava” me 109 rrathë
PISTOLETË STANDARDE – MASHKULL – PIONIER
Vendi i Dytë – Orik Feka – K.SH “Zenel Hajdini” me 465 rrathë
Vendi i Tretë – Odiar Azemi – K.SH “Katana” me 411 rrathë
PISTOLETË STANDARDE – MASHKULL – SENIOR
Vendi i Parë – Nexhat Sahiti – K.SH “Katana” me 567 rrathë
Vendi i Dytë – Haki Rraci – K.SH “Katana” me 519 rrathë
Vendi i Tretë – Safet Vehapi – K.SH “Polici” me 511 rrathë
PUSHKË STANDARDE – FEMËR – JUNIOR, SENIOR
Vendi i Dytë – Dhurata Ibrahimi – K.SH “Katana” me 603.3 rrathë
Vendi i Tretë – Urata Rama – K.SH “Anamorava” me 596.7 rrathë
PUSHKË STANDARDE – MASHKULL – SENIOR
Vendi i Parë – Ndriçim Raci – K.SH “Katana” me 611.7 rrathë
Vendi i Dytë – Drilon Ibrahimi – K.SH “Polici” me 610.4 rrathë
Vendi i Tretë – Petrit Abdyli – K.SH “Zenel Hajdini” me 607.8 rrathë
Urime të gjithë sportistëve dhe klubeve pjesëmarrëse për rezultatet në garën “Kupa Feniks 2026”.























