Shpërndaje:

KUPA TRADICIONALE “ADEM JASHARI” 2026

Për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës organizoi garën tradicionale “Kupa Adem Jashari 2026”, e cila u mbajt më 07 mars 2026 në Poligonin e Shenjtarisë në Pallatin e Rinisë në Prishtinë.

Me këtë rast, Kryetari i Federatës së Shenjtarisë Sportive të Kosovës, z. Gëzim Hazrolli, mbajti fjalë rasti, duke theksuar rëndësinë e kësaj gare tradicionale sportive dhe rolin e saj në nderimin e historisë dhe sakrificës për liri.

Në këtë aktivitet morën pjesë sportistë nga klubet e ndryshme të Kosovës, të cilët garuan në disiplinat Pushkë Serike, Pistoletë Standarde dhe Pushkë Standarde.

Rezultatet e garës

Pushkë Serike

Meshkuj – Pioner / Junior

Vendi II – Leondrit Ademi (Trigger) – 125

Vendi III – Anuar Rama (Dardania) – 99

Femra – Pioner

Vendi II – Flodina Ismajli (Hajvalia) – 116

Vendi III – Feroza Ismajli (Hajvalia) – 115

Femra – Senior

Vendi II – Mihane Kosumi (Dardania) – 135

Vendi III – Majlinda Avdullahu (Dardania) – 91

Meshkuj – Senior

Vendi I – Besim Paçarizi (Policia e Kosovës) – 159

Vendi II – Blenart Maliqi (Dardania) – 159

Vendi III – Zijadin Bunjaku (Zenel Hajdini) – 153

Pistoletë Standarde

Meshkuj – Pioner

Vendi II – Odiar Azemi (Katana) – 386

Vendi III – Orik Feka (Zenel Hajdini) – 372

Femra – Senior

Vendi II – Mrika Kllokoqi-Rama (Dardania) – 464

Vendi III – Mirsade Kuliqi (Policia e Kosovës) – 449

Meshkuj – Senior

Vendi I – Nexhat Sahiti (Katana) – 563

Vendi II – Safet Vehapi (Policia) – 527

Vendi III – Haki Rraci (Katana) – 522

Pushkë Standarde

Meshkuj – Pioner

Vendi II – Dielli Avdiu (Katana) – 554.6

Vendi III – Leon Sopjani (Katana) – 531.1

Femra – Senior

Vendi I – Urata Rama (Anamorava) – 612.4

Vendi II – Dhurata Ibrahimi (Katana) – 606.7

Vendi III – Delilza Lluga (Dardania) – 591.1

Meshkuj – Senior

Vendi I – Drilon Ibrahimi (Policia) – 612

Vendi II – Petrit Abdyl (Zenel Hajdini) – 610.2

Vendi III – Ndriçim Rraci (Katana) – 608

Në bazë të rezultateve të arritura në këtë garë, klubi më i suksesshëm u shpall Klubi i Shenjtarisë “Katana” nga Obiliqi, me numrin më të madh të vendeve të fituara në disiplinat dhe kategoritë përkatëse.

Pas përfundimit të garave u bë ndarja e certifikatave dhe shpërblimeve për sportistët më të dalluar.

Federata e Shenjtarisë Sportive e Kosovës falënderon të gjithë sportistët, trajnerët, klubet pjesëmarrëse dhe stafin organizativ për kontributin e tyre në realizimin e kësaj gare tradicionale.

Shpërndaje

Scroll to Top