Shpërndaje:

Ekipi i Kosovës në Kajro – Përgatitje para fillimit të Kampionatit Botëror ISSF 2025

Sot, ekipi i Kosovës zhvilloi në Kajro seancën zyrtare përgatitore/testuese para fillimit të garave në Kampionatin Botëror ISSF 2025 – Pushkë/Pistoletë, që po mbahet në Kajro, Egjipt, nën organizimin e Federatës Ndërkombëtare të Shenjëtarisë Sportive (ISSF).

Në këtë kampionat marrin pjesë më shumë se 700 sportistë nga mbarë bota, dhe në mesin e tyre janë edhe sportistët që përfaqësojnë Kosovën me krenari në disiplinat e Pushkës dhe Pistoletës.

Qëllimi i ditës së sotme ishte përshtatja me ambientin e fushës së qitjes, kushtet teknike dhe testimet e fundit para fillimit të garave zyrtare nesër dhe në ditët në vijim.

Sportistëve tanë iu urojmë suksese dhe paraqitje sa më dinjitoze në arenën botërore! 🇽🇰

Na bëni krenarë!

Shpërndaje

Scroll to Top